Një realitet i ri dhe më serioz është ravijëzuar tani për rekrutët e ushtrisë suedeze ndërsa shërbimi i tyre ushtarak zhvillohet nën hijen e pushtimit rus të Ukrainës. Lufta ka bërë që Suedia të testojë gjerësisht gatishmërinë e saj ushtarake dhe të ndërmarrë madje edhe hapin historik të aplikimit për anëtarësim në NATO duke përmbysur dy shekuj paanësi ushtarake.