Suedia ka bërë të ditur se do të diskutojë me liderët e NATO-s planet për militarizimin e ishullit të Gotlandit, një copë tokë prej 3 mijë kilometrash katror që shihet si pozicioni më strategjik në Detin Baltik. I përshkruar nga analistët si një "aeroplanmbajtëse gjigante", Gotlandi i administruar nga Stokholmi, ndodhet vetëm 200 km larg bregut të tre vendeve baltike të NATO-s, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, por gjithashtu edhe 370 km larg enklavës ruse të kaliningradit