Top News/ Suedia me ‘një këmbë’ në NATO / Hungaria ratifikon sot kërkesën për anëtarësim
26/02/2024 10:49

Hungaria pritet të ratifikojë sot pranimin e Suedisë në NATO, duke rrëzuar edhe barrierën e fundit që pengon vendin nordik të hedhë hapin historik dhe të bëhet anëtarja e 32-të e aleancës. Votimi në Parlamentin hungarez pritet të kalojë pa probleme pas vizitës që kryeministri suedeze, Ulf Kristersson, bëri të premten e kaluar në këtë shtet, vizitë gjatë së cilës Hungaria dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje për armë. Hungaria është shteti i fundit që ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në aleancë. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Suedia, së bashku me Finlandën hoqën dorë nga politika e tyre e neutralitetit ushtarak. Finlanda u bë anëtare e NATO-s vitin e kaluar, ndërkaq Suedia u përball me vonesa në ratifikim nga Turqia dhe Hungaria, shtete që kanë raporte të mira me Rusinë. Turqia kërkoi nga Suedia që të ndërmerrte veprime më të ashpra kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që gjenden në Suedi, në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit në NATO. Suedia ndryshoi ligje dhe zbuti rregullat për shitjen e armëve në mënyrë që të plotësonte kërkesat e Turqisë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka lidhur ratifikimin edhe me miratimin e shitjes së avionëve amerikanë F-16 për Turqinë dhe tani Ankaraja pret që të punojë me Shtetet e Bashkuara që të ketë një mbështetje në Kongres për shitjen e këtyre fluturakeve luftarake. Ndërkaq, hezitimi i Hungarisë për ratifikuar pranimin e Suedisë kishte të bënte kryesisht me kritikat suedeze për demokracinë në Hugarinë e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban. Me pranimin e Suedisë dhe Finalndës, NATO-ja do të shënojë zgjerimin më të madh që në vitet ’90.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58