Ankthi dhe paniku kanë pushtuar përfaqësuesen suedeze për gjendjen e kristoffer Olsson, mesfushorin e Midtylland i formuar në akademinë e Arsenalit. Sipas asaj që publikohet në një komunikatë te kombëtares suedeze të futbollit, Olsson, 28 vjecar, ditët e kaluara pësoi një kolaps në shtëpinë e tij duke u dërguar në spital në Danimarkë, ku ndodhet në terapi intensive.