Shqipëria ka dhënë zyrtarisht dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të enjte. Pak ditë më parë, Finlanda dhe Suedia, të shtyra nga ndryshimi dramatik në arenën ndërkombëtare dhe kërcënimet si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, dorëzuan kërkesën për t’u bërë anëtare të NATO-s.