Top News – Suedi, shpërthen dhuna në protestat kundër djegies së Kuranit!
30/08/2020 10:24

Protestat kundër djegies së Kuranit nga mbështetësit e ekstremit të djathtë në Suedi kanë marrë shpejt kthesë të dhunshme. Demonstruesit janë përplasur me policinë për disa orë rresht raporton BBC. Disa makinave iu vu zjarri dhe vitrine dyqanesh u dëmtuan gjatë përleshjeve në qytetin jugor të Malmos, ku pati edhe disa arrestime.