Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një konference me mediet, ka akuzuar qeverinë për mos subvensionim të rreth 22 mijë fëmijëve për librat e materialet shkollore. Deputetja Jehona Lushku Sadriu tha se fëmijët në parashkollorë nuk përfshihen në skemën e subvencionimit, çka i fut prindërit në vështirësi.