Top News – Stuhitë e natës në vend. Rrëzohen pemët në Shkodër, vështirësi në qarkullim
24/10/2025 09:40
Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë gjatë natës me rreshje të dendura shiu, ku në disa zona është shoqëruar me erëra të forta. Stuhitë më të mëdha janë raportuar në zonën veri-perëndimore të vendit, duke shkaktuar edhe dëme në disa qytete.