Furtuna me shi dhe erë të fortë që përfshiu pasditen e së premtes Cërrikun ka shkatërruar tërësisht serat në zonën e Selitës. Si pasojë janë dëmtuar po ashtu dhe të gjitha të mbjellat. Stuhia nuk zgjati më shumë se 20 minuta por mjaftoi për të dëmtuar fermerët.