Greqia është përfshirë nga moti i keq. Dy viktima raportohet se janë regjistruar deri më tani si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur vendin, dhe kryesisht zonën e Athinës. Njëri prej personave që kanë humbur jetën mësohet se është grua. Dëshmitarë okularë thanë se ajo u godit nga një makinë që ishte rrëmbyer prej ujit të shirave të shumta që ranë gjatë mbrëmjes të së mërkurës dhe në vazhdim u bllokua nën të.