Hong Kongu dhe qytete të tjera në Kinën jugore po përmballen me përmbytjet apokaliptike të konsideruara më të mëdhatë në 150 vitet e fundit. Të premten, rrugët dhe stacionet e metrosë ishin nën ujë në Hong Kong ndërsa autoritetet mbyllën shkollat, administratën dhe u kërkuan qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme. Alarmi nga moti i keq u lëshua mbrëmjen e së enjtes. Autoritetet raportuan se në një orë ranë 158 milimetra shih, shifra më e lartë që nga fillimi i matjes së tyre në vitin 1984. Videot në mediat sociale treguan shiun që rrjedh nëpër qytet, duke i kthyer rrugët në lumenj të furishëm dhe njerëzit që ngjiteshin mbi makina dhe platforma të tjera të ngritura për t'i shpëtuar rrjedhës.