Një stuhi e fortë me erëra, breshër, rreshje shiu dhe tornado është duke kaluar përmes Italisë dhe pritet të mbërrijë në Ballkan dhe Shqipëri duke nisur nga e shtuna. Meteorologët italianë thonë se stuhia e pazakontë do të sjellë një masë ajrore shumë të ftohtë, që do të shkaktojë rënien e menjëhershme të temperaturave në disa zona deri në 15 gradë.