Këtë të martë reshje të shumta shiu kanë përfshirë vendin tonë që prej orëve të para të mëngjesit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve. Për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e shiut dhe stuhia e madhe, Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka njoftuar se grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj ka bërë apel për të gjithë qytetarët për shmangien e lëvizjen e panevojshme.