Qyteti i Kukësit është përfshirë nga moti i keq, ku reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me breshër kanë krijuar probleme në disa zona të qytetit. Stuhia ka përfshirë pothuajse gjithë qytetin, teksa si pasojë e reshjeve të shumta, janë përmbytur edhe disa rrugë. Situata e krijuar ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa segmente.