Studi të dendura, breshër dhe tornado goditën Italinë veriore dhe qendrore dhe kanë shkaktuar dëme të shumta në të disa zona të vendit fqinj. Vala e motit të keq shkaktoi dy të vdekur në rajonin e Toskanës, pasi një grua dhe një burrë u goditën nga trungjet e pemëve gjatë reshjeve në zonat Lucca dhe Carrara. Në të gjithë rajonin e Toskanës ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, ndërsa edhe në rajonin e Ligurias, në Genova, shpejtësia e erës i ka kaluar 140 kilometra në orë. Në Lucca tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një pjesë e çatisë së një shtëpie private është shkëputur dhe ka rënë në trotuar nga era e fortë Në zonën e La Spezia- u raportuan shembje çatie, ndërsa në verilindje të Ferrarës një vinç u shemb mbi shtëpi.