Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi stuhi dhe rrufe gjatë ditës së martë. Përmes një deklarate për shtyp, ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i shmangin shëtitjet ose punët në natyrë, ndërsa tërhoqi vërejtjen edhe për kaos të mundshëm në komunikacion.