Pas më shumë së 1 viti mësim online studentët janë kthyer në auditore.Viti i ri akademik 2021-2022 ka nisur me tension në disa fakultete. Kushti për të zhvilluar mësim në auditor është që studentët duhet të jenë të vaksinuar ose të paraqesin test PCR anti-covid. Një pjesë e studentëve të pavaksinuar janë përplasur me policinë në hyrje të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, pasi nuk kanë paraqitur certfikatën e vaksinimit apo testin negativ anti-covid. Studentët të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës janë futur në auditor qetësisht dhe pa asnjë pengesë.