Studentët e Universitetit të Arteve Tiranë i kanë drejtuar një letër ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, për ti shprehur shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Ata thonë se ndihen të përjashtuar dhe të diskriminuar nga politikat institucionale. Sipas tyre, marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit te Arteve, Ministrisë së Kulturës dhe TKOBAP nuk po respektohet.