Degët e Partisë Demokratike të Rithemelimit në Tiranë e jo vetëm kanë nisur plotësimin e vakancave të krijuara nga dorëheqjet apo largimet e anëtarësisë jashtë vendit. Kjo lëvizje vjen pas udhëzimit të dhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e mbajtur rreth një javë më parë me kryetarë e Sekretarë degësh në ambientet e selisë.