Pas vendimit të miratuar më 11 qershor, për strehimin e 50 migrantëve nga shtete të treta, të dëbuar nga territori amerikan, qeveria në detyrë e Kosovës ka bërë të ditur se përzgjedhja e shtetasve do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe duke pasur parasysh sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Një ditë më herët, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës së presidentit Donald Trump të rifillojë menjëherë me dëbimet e migrantëve drejt vendeve të tjera, përveç atyre të origjinës.