Bashkia e Tiranës ka hapur në Tufinë “Strehëzën Veterinare”, qendrën e kafshëve të rrugës që i jep zgjidhje përfundimtare problematikës së qenve endacakë në kryeqytet. “Strehëza” do të funksionojë me konceptin e “shtëpisë së përhershme” për qentë endacakë, por edhe si qendër veterinare, ku do të kryhen proceset e sterilizimit, vaksinimit dhe matrikullimit, e më pas edhe adoptimi i tyre nga kafshëdashësit.