Greva e urisë është një nga opsionet e mundshme të Partisë Demokratike të Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, nëse kërkesat e tyre nuk do të pranohen nga maxhoranca. Sipas Berishës, beteja e nisur të enjten në Parlament nuk ka kthim, deri sa opozitës ti jepen të drejtat që sipas tij I janë mohuar.