Në një koferencë të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mjekëve dhe infermierëve, përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe, organizmave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, partnerët ndërkombëtarë dhe grupet e interesit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nënvizoi se në thelb të filozofisë së strategjisë së këtij 10 vjeçari është mbulimi shëndetësor universal.