Strasburgu hapi një kapitull të ri në hetimet për vrasjen e Aleks Nikës në 21 Janar dhe tashmë topi është në fushën e autoriteteve shqiptare. Me këtë vlerësim, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja paralajmëroi përgjigje për autorët dhe porositësit e plumbave drejtuar protestuesve, 12 vite pas vrasjes në bulevard.