Rusia e ka humbur Ukrainën përgjithmonë për shkak të luftës dhe nuk do të jetë në gjendje të arrijë qëllimet e saj, pavarësisht përpjekjeve masive ushtarake që ka bërë që kur pushtoi vendin shkurtin e kaluar. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë, ku ndër të tjera zbuloi edhe qëllimet e luftës së Rusisë në Ukrainë.