Kosova dhe Serbia kanë një rast historik për të arritur paqen e qëndrueshme, tha Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili bëri thirrje për qarje konstruktive nga dy vendet në dialogun që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Deklaratat e kreut të Aleancës Euro-Atlantike erdhën pas takimit të tij me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, I cili gjithashtu shprehu mbështetjen për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve.