Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka bërë “gabim të madh” me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Duke folur para samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s më 24 mars, Stoltenberg ka thënë se liderët do të diskutojnë “nevojën për riorganizim e mbrojtjes së aleancës në periudhë afatgjatë”.