Policia thotë se në kuadër të një operacioni për identifikimin dhe bllokimin e automjeteve luksoze që janë të raportuara si të vjedhura në vendet perëndimore ka sekuestruar një automjet me vlerë 140 mijë euro. Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip BMË M-8, i dyshuar se është vjedhur në Gjermani, u sekuestrua në Vorë, ndërsa blerësi i tij është proceduar penalisht, teksa po punohet edhe për kapjen e një shtetasi të Kosovës, që dyshohet se e ka trafikuar makinën në Shqipëri.