Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj stërvitjeve ushtarake serbe pranë kufirit, duke i konsideruar si provokim të hapur dhe kërcënim për stabilitetin rajonal. ‘Një shfaqje e tillë e forcës ushtarake mbi shtëpi, shkolla, qendra të mjekësisë, përben jo vetëm trysni, nxitje tensioni dhe përpjekje për t’i frikësuar banorët atje, e cila ka vite që po përballet me spastrim etnik administrativ nga regjimi autokrat në Serbi, por tregon edhe një provokim të hapur ndaj shtetit tonë të pavarur’ Sipas tij, këto veprime janë edhe më shqetësuese duke pasur parasysh incidentet e dhunshme në veri të Kosovës.