Tajvani po forcon aftësinë e tij për të mobilizuar trupat me shpejtësi në rast se Kina befas e kthen një nga stërvitjet e saj të shpeshta rreth ishullit në një sulm, tha të mërkurën Ministri i Mbrojtjes së ishullit që e gjen veten në mes të kërcënimeve të shtuara ushtarake nga Pekini. Një "stërvitje e reagimit të shpejtë" pesë-ditore filloi të hënën për të trajnuar forcat e Tajvanit të qeverisur në mënyrë demokratike për t'u mobilizuar shpejt kundër çdo sulmi të mundshëm nga Kina ose ngacmimeve që kanë si qëllim të testojnë dhe lodhin forcat e armatosura të Tajvanit.