Forcat ushtarake shqiptare zbarkuan në Maqedoninë e Veriut, duke qenë një ndër tetë vendet anëtare të NATO-s, që marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe në Ballkan. Rreth 2,000 trupa dhe më shumë se 500 automjete nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Mali i Zi, Greqia dhe Shqipëria udhëtuan drejt Maqedoninë e Veriut, në vendin e quajtur Krivolak ku do të zhvillohet stërvitja ‘Sëift Response’.