Dy prokurorët e dosjes së “Sterilizimit” kanë pranuar kërkesën e gjyqtares Flojera Davidhi, për rikualifikimin e akuzës për ish-ministrin Ilir Beqaj, ish zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kjo është një akuzë më e rëndë se sa ajo që kishte dërguar SPAK në seancën paraprake, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre, ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.