Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Beqaj u paraqit këtë të hënë në gjykatën e posaçme për t’u njohur me masën e marrë ndaj tij në kuadër të hetimit për dosjen e sterilizimit, ku ai akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. SINKRON – përtej rezervave që kemi nuk e kundërshtoj vendimin. Për çështjen në fjalë në janar bëhen 8 vite që hetohen dhe çdo vit…