Më shumë se 97 mijë fëmijë në shtetet e bashkuara të Amerikës kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin në dy javët e fundit të korrikut. Sipas një raporti të publikuar nga shoqata e mjekëve pediatër dhe spitaleve për fëmijë, në këto dy javë pati 40 për qind rritje të rasteve mes fëmijëve në të gjitha shtetet dhe qytetet që u monitoruan. Mosha mesatare e fëmijëve të prekur varion nga shteti në shtet. Raporti vjen në një kohë me sezonin e kthimit në shkollë e ndërsa zyrtarët po përpiqen të kuptojnë pasojat e virusit tek fëmijët dhe rolin që ata luajnë në përhapjen e tij. Disa shkolla kanë filluar të presin nxënës në klasa dhe të tjera janë detyruar të rishohin planet e tyre të rihapjes për shkak të numrit të infektimeve.