Top News – Starmer lufton për ‘mbijetesë’ / Dorëhiqen dy ndihmës të lartë pas skandalit Epstein
09/02/2026 14:04

Kryeministri britanik Keir Starmer humbi dy ndihmës të ngushtë të tij, ndërsa kriza politike për shkak të lidhjeve të Peter Mandelson me autorin e dënuar të krimeve seksuale Jeffrey Epstein kërcënon t'i japë fund udhëheqjes së tij 18 muaj pas fitores dërrmuese zgjedhore të Partisë Laburiste. Drejtori I komunikimit, Tim Allan, dha dorëheqjen të hënën, një ditë pasi ndihmësi kryesor I Starmer, Morgan McSëeeney bëri të njëjtën gjë për shkak të rolit të tij në mbështetjen e Peter Mandelson. McSëeeney tha të dielën se merrte "përgjegjësinë e plotë" për këshillimin e Starmerit për të emëruar Mandelson si ambasador të Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara në dhjetor 2024. "Vendimi për të emëruar Peter Mandelson ishte i gabuar. Ai ka dëmtuar partinë tonë, vendin tonë dhe besimin tek politika", tha McSëeeney në një deklaratë. Strategu 48-vjeçar ishte arkitekti i triumfit zgjedhor të Partisë Laburiste në korrik 2024 dhe këshilltari më i ngushtë politik i Starmer që kur ai u bë udhëheqës i partisë në vitin 2020. Largimi i tij e lë Starmerin më të dobësuar, ndërsa udhëheqësit e opozitës kërkojnë dorëheqjen e tij dhe deputetët e Partisë Laburiste vënë në pikëpyetje nëse ai mund të mbijetojë në detyrë. Pas publikimit të fundit të 3 milion faqeve dokumente që lidhen me Epstein nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dolën detaje të reja rreth marrëdhënies së Mandelson me financierin e ndjerë që u dënua për abuzim seksual me fëmijë, dhe që vdiq në burg në vitin 2019. Dosjet përfshijnë email-e që sugjerojnë se Mandelson ndau informacione qeveritare të ndjeshme me Epstein në vitin 2009, ndërsa shërbente si sekretar biznesi gjatë krizës globale financiare nën kryeministrin e atëhershëm Gordon Broën. Dokumentet gjithashtu tregojnë pagesa të dyshuara me vlerë totale prej 75,000 dollarësh nga Epstein në llogari të lidhura me Mandelson ose partnerin e tij në vitet 2003 dhe 2004.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58