Një shqiptare ka rënë në prangat e policisë turke, pasi luante rolin e korrieres së një grupi të strukturuar kriminal, duke kryer kontrabandën e florinjve dhe parave në aeroportin e Stambollit. Media turke, Yeni Shafak raporton se Fatime Reçi është arrestuar në aeroportin e Stambollit pasi është kapur me një sasi prej 3 kilogramë ar dhe shumë bizhuteri floriri dhe ora luksoze të fshehura poshtë rrobave.