“Vlerësojmë dhe të gjitha sakrificat e shqiptarëve”, është shprehur kështu në një postim në rrjetin e tij social doputeti socialist i Durrësit, Jurgis Çyrbja pas pjesëmarrjes në takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë. Teksa ka postuar foto me emigrantë shqiptarë, Çyrbja nënvizon se vlerëson të gjitha saktrificat e tyre në shtetin fqinj, ndërsa nuk lë mesazhin e përcjelljes së dashurisë për Shqipërinë tek brezat e rinj që rriten larg.