Një efektiv i komisariatit të Gramshit është pezulluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Efektivi me inicialet I.B., me gradën inspektor dhe detyrë trupë shërbimi në këtë komisariat akuzohet se ka dekonspiruar aksionet e kolegëve të tij kundër personave që prisnin pyjet pa leje. Ndaj inspektorit në fjalë, gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurimit pezullim të ushtrimit të detyrës, deri në përfundim të procesit gjyqësor.