Në një seancë që ka zgjatur më pak se një orë, e akuzuara serbe për spiunazh Jellena Gjukanoviç, ka mohuar fajësinë para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Mbrojtja e Gjukanoviç kërkoi 30 ditë afat për mbledhjen e provave shtesë, por trupi gjykues, vendosi se 15 ditë janë të mjaftueshme.