Largimi i spiunëve nga politika pritet të rikthehet sërish në debatet e politikes, pasi mazhoranca e ka gati draftin dhe komisioni i Ligjeve e ka përfshirë në kalendarin 3-javor të punës. Por, nisma e socialistëve për pastërtinë e figurës së funksionarëve publikë do t’i bashkëngjitet ligjit të propozuar nga demokratët për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen. Kandidatët për deputetët apo për këshillat bashkiakë do t’u ndalohet kandidimi për të marrë pjesë në zgjedhje në rast se kanë patur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit.