Në kryeqytetin malazez, Podgoricë, u kryen këtë të enjte një seri kontrollesh, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit, për veprën penale të spiunazhit. Lajmi u konfirmua nga prokurori special i vendit, Vukas Radonjiç. “Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia po kontrollon banesat dhe hapësirat e tjera të disa qytetarëve, për shkak të dyshimit të bazuar se janë kryer veprat penale: krijim i organizatës kriminale dhe spiunazh. Deri më tash nuk është arrestuar askush”, tha Radonjic.