Lulzim Basha e përkujtoi 33-vjetorin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës me një fjalë përshëndetëse të mbajtur në një aktivitet të organizuar nga fondacioni për Liri dhe Demokraci. Basha tha se dita simbolizon shembjen e frikës, ndërsa dekomunistizimin e shoqërisë e konsideroi si mision të papërfunduar.