Me 75 vota pro dhe katër kundër Elisa Spiropali u emërua si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë Në fjalën e parë si kryeparlamentare, emërimi I saj u shoqërua me tensione pasi opozita protestoi. Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe disa deputetë të tjerë nga radhët e demokratëve hodhën letra në drejtim të saj duke u përpjekur që ti pengonin fjalën. Spiropali shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e votëbesuan në këtë detyrë dhe ish paraardhësen e saj Lindita Nikolla. Ndërsa pati një mesazh dhe për deputetët opozitar.