Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në vijim të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski. Gjatë takimit është theksuar vullneti i Shqipërisë për avancimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në nxitjen e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.