Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur këtë të mërkurë vizitën zyrtare në Izrael me ftesë të homologut Gideon Sa’ar Ndalesën e saj të parë në Izrael, Ministrja Spiropali e pati në vendodhjen e Festivalit Nova, në përkujtim të viktimave të masakrës së 7 tetorit të vitit 2023, që u mori jetën mbi 1200 civilëve në Izrael, dhe që solli më pas edhe luftën mes Izraelit dhe Hamasit, duke lënë pas dhjetëra mijë viktima, shumica të pafajshëm.