“Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova Presidentin Thaçi dhe përmes tij i dërgova të falat e mia, por edhe të qeverisë shqiptare dhe besoj të gjithë popullit shqiptar, edhe tre luftëtarëve të tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Më vjen mirë që e gjeta Presidentin Thaçi në gjendje të mirë; ndiqte zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë, sigurisht me dëshirën për të parë dy vendet tona sa më mirë. I shpreha mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit Rama për një proces të rregullt dhe të drejtë, i cili në fund duhet të prodhojë drejtësi historike dhe jo padrejtësi historike.”, tha Spiropali pas takimit.