Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit Presidenten e Rotary International, znj. Stephanie Urchick. Spiropali vlerësoi veprimtarinë e organizatës në Shqipëri, ndihmën për komunitetet lokale dhe njerëzit në nevojë, mbështetjet për shërbimet shëndetësore dhe shërbime jetike bazë, ofrimin e bursave të studimit për nxënësit dhe studentët dhe shprehu gatishmërinë e Kuvendit për të mbështetur veprimtarinë e Rotary në Shqipëri, me moton të bashkojmë njerëzit, nëpërmjet rrjeteve mbështetëse.