Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti homologen e saj bullgare, Nataliya Kiselova. Takimi erdhi në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë dypalësh, dhe nënvizoi mbështetjen e Bullgarisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.