Spiropali… “Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë” Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali në një konferencë për media së bashku me homologun e saj në Kosovë, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë. Kryediplomatja shqiptare tha se Shqipëria do të intensifikojë angazhimin diplomatik në fushatën për t’i sjellë Kosovës njohje të reja.