Kërkesa e ripërsëritur e deputetit Agron Shehaj për interpelancë me zëvendëskryeministren, Belinda Balluku shkaktoi debate në Kuvend. Spiropali justifikoi mungesën e Ballukut në seancë me një udhëtim jashtë vendit, por pas pak minutash ministrja u shfaq në Kuvend. Sula: “Por o do kërkosh ti faljen, pastaj ta kërkoj unë! Shehaj kërkoi që zv/kryeministrja nuk është këtu. Ti the nuk është këtu. Ja ku është zv/kryeministrja. Kërko falje! Për zanat nuk gënjej unë. Ja ku është media! Ju gënjyet!”